Rritja e çmimeve/ Berisha: Kjo është krizë e bërë vetë, krizë e Ramës, boshatisën qëllimisht HEC-et
Nga Gjirokastra, ku po mbahet “Foltorja” për një PD të bashkuar dhe më të fortë, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Rama spekulon me rritjen e çmimeve.
Ai shtoi se vendi ynë burimin kryesor të energjisë e ka nga uji dhe shtoi se gjatë verës është shitur energji me çmim të ulët duke boshatisur kaskadën e Drinit.
Berisha: Lajmi i madh që jep, kreu i Meduzës është kriza që do të përpijë si lubi Shqipërinë. Cila krizë? Çfarë spekulanti i pashpirtë është! Është rritur çmimi i gazit, por çfarë gazifikimi kemi ne dhe çfarë energjie prodhojmë nga gazi ne? Zero! Si na kap ne një krizë e tillë që 98% të energjisë e kemi nga ujërat?
Ky vetëm bën thirrje për ngritje çmimet kur këtu gazi përdoret për ngrohje dhe gatim. Ne e kishim kaskadën e Drinit plot edhe në muajin gusht. Ajo është një rezervë strategjike që ruhet për vjeshtë. Zotëria ka zbrazura kaskadën dhe ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Gjer sot janë prodhuar 7.3 miliardë kilovat në vendin tonë dhe nga këto 1.2 miliardë janë eksportuar. Tani kaskada është në vdekje klinike dhe ky është shkaku i krizës. Kjo është krizë e bërë vetë, krizë e Edi Ramës.
Nafta në Shqipëri ëhstë cent më cent me Zvicrën, po ç’punë kemi ne me rritjen e çmimit të naftës? Në Zvicër ama janë rrogat 18 herë më shumë se ne, por naftën e kemi njëlloj. Thoshte se nuk është diktator që kontroll çmimet se është me oligarkët që e peshojnë me para sa herë u teket atyre.
