Koka: Rama i stis krizat dhe më pas i bën sikur i menaxhon, përpiqet të shmangë vëmendjen

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se kryeministrin i ka të gjithë mekanizmat për kontrollin e çmimeve dhe thotë se ka një krizë.

Ai tha se duket Rama ka kuptuar se duke prodhuar kriza dhe duke i menaxhuar ato, ai shmang situatën reale në vend.

Koka: Këta njerëzit që duhet të gjobisnin kompanitë që rritën çmimin e miellit, nuk kishin marrë asnjë vendim. E njëjta ka ndodhur edhe me çështjen e energjisë elektrike. Ne kemi kryeministrin që ka të gjithë mekanizmat për kontrollin e çmimit dhe thotë se ka një krizë. Kjo më bën të mendoj se e gjitha kjo krizë është e stisur.

Mesa duket Rama ka kuptuar se duke prodhuar kriza dhe duke i menaxhuar ato, ai shmang situatën reale. Ai krijon atë që njihet si terapia e shokut. Krijon një ngjarje për ta tërhequr gjithë vëmendjen aty dhe më pas del si shpëtimtari i kombit. Ndërsa Rama injekton një krizë, del lideri i opozitës dhe thotë se ka ai një zgjidhje. Ne këtu kemi një krizë që ka marrë peng të gjithë mekanizmat kontrollues.