Aksidenti në aksin Milot-Rrëshen, ndërron jetë një nga të plagosurit

Dy makina janë përplasur pasditen e sotme (5 tetor) në aksin Milot-Rrëshen, në Skuraj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  16:55.  Mjeti tip "Renault" u përplas me mjetin tip "Ford" dhe si pasojë mbetën të plagosur 4 persona të cilët u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Ora News ka mësuar se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë  drejtuesi i mjetit tip "Ford" shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Nga aksidenti mbetën të plagosur 3 shtetase dhe drejtuesi i mjetit tip "Ford" shtetasi A.S i cili humbi jetën.