Demalia: Shqipëria është një parajsë e madhe fiskale, prandaj doli edhe ligji i Bidenit

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se lidhur me çështjet off-shore doli edhe ligji i ri i Bidenit për udhëheqësit në Ballkan sepse ato para është bërë shqetësuese.

Ai tha se Shqipëria është një parajsë e madhe fiskale, sepse nuk ka kontrolle, nuk ka banka dhe nuk ka shtet të drejtës.

Demalia: Off-shore është një fenomen mbarëbotëror dhe nuk ka filluar sot. Është e rëndësishme që të flasim për Shqipërinë. Prandaj ka dalë edhe i ligji i ri i Bidenit për udhëheqësit në Ballkan sepse ato para është bërë shqetësuese. Me këtë rrugë po forcohen grupet kriminale.

Unë mendoj se nuk ka nevojë për analizë shumë sepse Shqipëria është një parajsë e madhe fiskale, sepse nuk ka kontrolle, nuk ka banka dhe nuk ka shtet të drejtës. Ne jemi një lloj provincë e humbur që bën disa gjëra me marrëdhënie klanore. Pas 30 vitesh Shqipëria nuk funksionon si shtet.

S’ka nevojë për Pandora Papers për të parë korrupsionin e politikanëve dhe gjyqtarëve, që thonë se pasuritë ua kanë lënë gjyshja. Nuk bëhet dot pasuri me rrogat shtetërore që kanë këta.