Reja publikon listën për dy sfidat e Tetorit. Ivan Balliu risia në kombëtare

Për dy ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Hungarinë e më pas me Poloninë, trajneri Edy Reja ka shpallur listën me 25 lojtarë ku nuk ka shumë ndryshime të mëdha vecse rikthimi i Ivan Balliut.

Ky i fundit po bën shumë mirë në La Liga me Vallecanon dhe është një opsion shumë i vlefshëm për të dyja krahët e mbrojtjes, repart në të cilin janê rikthyer edhe Dermaku, Veseli dhe Emir Lenjani.

Në mesfushë, do të mungojnë për shkak dëmtimi Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, teksa janë thirrur Enis Çokaj dhe Çekiçi sërish.

Pjesa tjetër e listës nuk ka ndryshime thelbësore me repartin sulmues që është i plotë dhe pa mungesa të rëndësishme.

Lojtarët do të grumbullohen të hënën në kompleksin Tropikal në Durrës për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë vendimtare për Kombëtaren.

Kuqezinjtë renditen të dytët në Grupin I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa më 9 tetor do të sfidojë Hungarinë në transfertë. Më 12 tetor në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Poloninë, aktualisht rivalin direkt për vendin e dytë./Ora News/

Reja publikon listën për dy sfidat e Tetorit. Ivan Balliu risia