Video/ Chelsea harron Juventusin, fiton me Southamton dhe merr komandën

Pas dy humbjeve ndaj Man. City dhe Juventusit në Champions League, Chelsea rikthehet te fitorja.

“Blutë e Londrës” mposhtën me vështirësi 3-1 Southampton, aty ku Armando Broja, si i huazuar pikërisht nga Chelsea nuk i lejohej të luante në këtë sfidë. 3-1 ishte rezultati përfundimtar dhe është ndeshja e tretë radhazi që Lukaku nuk arrin të gjejë rrjetën por gjithsesi ishin të tjerët që e bënë.

I riu Chalobah kaloi ekipin e Tuchel në avantazh në 9’ ndërsa në pjesën e dytë Prowse barazoi llogaritë por pikëtisht autori i golit doli me të kuq në 77’.

Kjo ndihmoi vendasit të shënonin dy here të tjera me Werner në 84’ dhe Chilwell në 89’.

Në sfidat e tjera, Leeds mundi 1-0 Watford dhe Wolves mposhti 2-1 Newcastle./Ora News/.