Partia e Gjelbër gjermane pritet të vendosë koalicionin për ndarjen e pushtetit në 4 vitet e ardhshme
Të gjelbrit e Gjermanisë mund të vendosin në dy javët e ardhshme për koalicionin me socialdemokratët ose për aleancën me kristiandemokratët.
Zërin e fundit për marrëveshjen dhe për ndarjen e posteve qeveritare do e kenë 120 mijë anëtarët e partisë.
Ambientalistët morën rreth 15 për qind të votave më 26 shtator dhe së bashku me partinë "Demokratët e Lirë" janë bërë faktor përcaktues për të ardhmen e kancelarisë gjermane.
SPD-ja e socialdemokratëve i fitoi zgjedhjet me 25,7 për qind të votave ndërsa konservatorët e CDU-CSU-së zbritën të dytët me 24,1 për qind.
Një sondazh i televizionit "ZDF" tregoi se 59 për qind e të intervistuarve duan bashkëpunimin trepalësh me SPD-në, dhe vetëm 24 për qind e mbështetin mbajtjen e CDU-së në qeverinë e re.
Për sa i përket kancelarëve të mundshëm, 76 për qind e të anketuarve preferojnë socialdemokratin Olaf Sholc.
Konservatori Armin Lashet parapëlqehet nga 13 për qind e publikut dhe mediet vendëse raportojnë se pas dështimit në garë po mendohet zëvendësimi i tij.
Të Gjelbrit takohen të dielën me negociatorët e SPD-së dhe të martën kanë tryezën me kristiandemokratët e kancelares në ikje Angela Merkel./OraNews/
