Rama në Abu Dhabi: Shqipëria brenda dekadës eksportuese e energjisë, krenar që ishin pranë afganëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në në Abu Dhabi gjatë ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës “World Policy Conference” u shpreh se sot pandemia COVID 19 një çështje globale që ka marrë shumë jetë, krahasuar edhe me humbjet si në luftërat botërore.

Rama theksoi ndër të tjera se Shqipëria është përqendruar në diversifikimin e energjisë dhe se pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

Rama: Sot pandemia COVID 19 një çështje globale që ka marrë shumë jetë, krahasuar edhe me humbjet si në luftërat botërore. E njëjta logjikë shkon edhe për luftën kundër terrorizmit. Në këtë kohë sfidash globale, kërkohet një qasje globale. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

Rama nuk la pa përmendur as solidaritetin e Emirateve të Bashkuara pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, si dhe tha se është shumë krenanar që Shqipëria u ka qëndruar pranë popullit afgan.

Rama: Ne kemi përjetuar solidaritein e Emirateve të Bashkuara pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Ata ishin të parët që shprehën solidaritetin jo vetëm me fjalë por me vepra. Jam shumë krenar ta përmbyll këtë që t'ju them se Shqipëria u ka qëndruar pranë popullit afgan në lidhje me atë që ndodhi atje. Qeveria shqiptare mori përsipër për të pritur deri në 4000 afganë. Më kanë pyetur Pse? Duke bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Ne e bëmë sepse u detyrohemi fëmijëve tanë, ata nuk duhen rritur në një mjedis ku u thuhet të mbyllin dyert, ata duhet të mësojnë përmes veprave dhe jo fjalëve.