Takimi me Borrell, Rama: Folëm për konfliktin Bullgari- Maqedoni e Veriut, peng edhe Shqipëria

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka zhvilluar një takim e kryeministrin Edi Rama në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 14-të të Konferencës së Politikave Botërore (ËPC), e cila ka nisur sot në Abu Dhabi dhe përfundon në 3 tetor.

Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shprehet se me Borrell diskutoi për për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ata folën dhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku sipas kreut të qeverisë është marrë peng edhe Shqipëria.

"Abu Dhabi - Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria."- shkruan Rama .