Digjen dy mullarë me jonxhë, zjarri masiv rrezikoi banesën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2021, 17:11
Dy mullarë me jonxhë në oborrin e banesës së shtetasit Z.G u shkrumbuan plotësish pasditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në fshatin Memaj të Durrësit.
Mësohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa siç mund ta shikoni nga pamjet në video zjarri ka qenë masiv duke rrezikuar dhe banesën.
Shërbimet zjarrfiksëse mbërritën në vendngjarje por pa mundur të shpëtojnë asgjë nga ushqimi i bagëtive.

