Prej 26 vitesh pjesë e FA, ndahet nga jeta nënkolonelja, Peleshi: Ngushëllime familjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2021, 13:01
Ndahet nga jeta mjekja dhe ushtarakja Edlira Kukeli e cila për 26 vite ka shërbyer në strukturat më të rëndësishme të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes së Kukelit.
"Forcat e Armatosura kanë humbur një mjeke të mrekullueshme dhe një ushtarake të përkushtuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënkolonel Edlira Kukeli, e cila për mbi 26 vjet shërbeu në strukturat më të rëndësishme shëndetësore të FA.
U prehtë në paqe!," shkruan Peleshi në Facebook.
