Kurbin/ Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis, arrestohet 34-vjeçari në Mamurras

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit me akuzën e prodhimit she shitjes së lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi E. C, 34-vjeç banues në Mamurras, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4kg e 255 gram lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./OraNews/