Përplasen tri makina te “Rruga e Elbasanit”, trafik i rënduar në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2021, 08:32
Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes (1 Tetor ) në Tiranë, të Rruga e Elbasanit.
Policia e Tiranës bën me dije se janë përplasur tri makina, ku fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për normalizimin e trafikut./OraNews/
