Komision hetimor për inceneratorët, PD dorëzon kërkesën në Kuvend: Rama dhe Ahmetaj duhet të ishin para drejtësisë

Pas kërkesës për zgjedhjet e  25 prillit, Partia Demokratike, demokratike kërkon  hetim parlamentar dhe për dy çështje të tjera, inceneratorët  dhe ajo që njihet si  çështja Becchetti.

Hetimi parlamentar për inceneratorët do të drejtohet nga deputetja, Jorida Tabaku,  e cila tha se kjo është afera me e madhe korruptive ndërsa sipas saj Rama dhe Ahmetaj duhet të ishin në burg.

"Nuk ka akoma asnjë të hetuar përpara drejtësisë ndërkohë që flasim besoj të gjithë e patë informacionin që SPAK i drejtoi Presidentit Meta ku thotë se asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë nuk është në hetim. Në gjykimin tonë, të paktën kryeministri dhe zoti Ahmetaj si dy persona kyç duhet të ishin nën hetim," tha Tabaku.

Ndërsa komisioni hetimorë për çështjen Becchetti,  ky biznesmeni italian i fitoi me shume se 120 milion euro në arbitrazh shtetit shqiptar do të drejtohet nga Grida Duma. Deputetja demokrate tha se  ky dëm iu krijua  shqiptarëve për hakmarrjen politike të Ramës.

"Ne si grup parlamentar dhe anëtarë të këtij komisioni duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që kanë shkaktarët dhe që dëmin në fund duke ju drejtuar drejtësisë me këto fakte që ky komision do të nxjerrë duhet mos ta paguajnë shqiptarët që nuk kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë dhe paaftësi këtë çështje që i shkon sot shqiptarëve 120 milionë euro dëm," tha Duma.

Duma tha se me çështjen Becchetti,  qeveria Rama i ka bërë  tre dëme të mëdha të demokracisë dhe ekonomisë; dëmi i prishjes së një investimi të huaj, dëmi i shkatërrimit të fjalës së lirë dhe medieve opozitë dhe dëmi ekonomik./OraNews/