Theu masën për nipin, Gjykata e Lezhës vendos arrest me burg për xhaxhain e Aldi Ramës
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Baki Ramën i cili theu arrestin e shtëpisë.
Ai ka deklaruar se kishte thyer arrestin për t'u interesuar për nipin e tij i cili u vetëplagos dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë kanë mbërritur në Gjykatë dy të rinjtë e ndaluar për ngjarjen dhe po mbahet seanca gjyqësore për ta.
Ora 12:17 Arrestohet xhaxhai i Aldi Ramës, theu "arrestin shtëpiak"
Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha më 28 shtator ishte me precedent të mëparshëm penal. Për 21-vjeçarin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" masë e cila nuk u zbatua nga Rama.
Burime bëjnë me dije se jo vetëm Aldi Rama, por edhe xhaxhi i tij ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpiak."
Gjykata kishte vendosur arrest shtëpiak për xhaxhain e 21-vjeçarit pasi ishte arrestuar për tregti të lëndëve piroteknike. Ai është arrestuar dhe ditën e sotme do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjatë kontrollit të banesës nga policia ditën e vrasjes së nënkomistrit Hoxha, ai nuk është gjetur aty. Baki Rama u arrestua në fund të muajit dhjetor të vitit 2020, por më pas Gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij./OraNews/
