Pajiste subjektet tregtare me certifikata dezinfektimi false, arrestohet 58-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 58-vjeçar i cili pajiste subjektet tregtare me certifikata dezinfektimi të falsifikuara.

Si rezultat i operacionit "Certifikata" u bë arrestimi i shtetasit E. D. 58 vjeç, banues në Berat.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Korrupsion pasiv në sektorin privat"./OraNews/