Ulsi Manja: Reforma në Drejtësi po jep fryte, të angazhuar për ta dërguar përpara
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë të titulluar “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë” ku të pranishëm ishin dhe anëtarë të medies, u ndal te Reforma në drejtësi dhe lufta kundër pandëshkueshmërisë. Manja u shpreh se reforma në drejtësi po jep rezultate qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara.
Manja: "Shteti i së drejtës ishte i kapur peng nga korrupsioni. Vettingu filtroi dhe nxori nga sistemi një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh. Reforma ishte e nevojshme dhe po jep rezultate. Ndërsa tani, le të flasim për rezultate konkrete, sepse sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte padrejtësinë dhe modelin e pandëshkueshmërisë.
Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara. Vetingu tregoi se sa i nevojshëm ishte. Reforma po jep frytet, ajo është një model unik në vendet e rajonit.Vetingu u certifikua edhe nga Gjykata e Strasburgut. Do miratojmë hartën e re gjyqësore dhe do të rrisim numrin e pranimit në shkollën e magjistraturës si e vetmja rrugë për plotësimin e vakancave."
Manja shtoi se Reforma në Drejtësi mbetet ende një luftë për t'u fituar, por betejat për Shqipërinë e së drejtës do të vijojnë.
Manja: "Reforma në Drejtësi mbetet ende një luftë për t'u fituar dhe betejat tona për suksesin e saj, për Shqipërinë e së drejtës do të vijojnë si garancia për të ardhmen, për Shqipërinë 2030, për një sistem imun të drejtësisë dhe të shkëputur plotësisht nga padrejtësia dhe pandëshkueshmëria drejt rrugës tonë të sigurt në BE. "/OraNews/
