"Politikë bajate - Ikni se na keni bezdisur shumë" Ja çfarë do i thoshin qytetarët Ramës, Bashës dhe Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2021, 09:21
Çfarë do i thoshin shqiptarët, Lulzim Bashës, Edi Ramës dhe Sali Berishës, nëse do i kishin përballë?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në "Ditë e Re" në e kranin e Rtv Ora.
Me sa duket qytetarët shqiptarë janë lodhur nga politik-bërja e vendit tonë. Ata kërkojnë një gjeneratë të re politikanësh me vizion e ide të reja.
Disa shprehen të lodhur nga politikanët e sotëm, por ka dhe nga ata që shprehen të kënaqur.

