Video/ Përshkallëzohet situata në Laknas, banorët qëllojnë me sende të forta drejt fadromës

Fadroma e firmës e cila kërkon të ndërtojë thertore, ka hyrë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm (1 tetor) në Laknas.

Fadroma ka prerë dhe shkatërruar dhjetëra pemë gjatë natës.

Kjo ka shkaktuar sërish përplasje mes banorëve të cilët refuzojnë prerjen e pyllit dhe punëtorëve të firmës.

Situata është përshkallëzuar më tej dhe ka bërë që banorët  të përdorin sende të forta me të cilat gjuajnë drejt fadromës duke mos e lejuar që të vazhdojë të presë pemë.

Sipas banorëve, fadroma ka hyrë në mënyrë tinëzare pasi rruga kryesore ku duhej të kalonte ishte e bllokuar nga banorët. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilët po përpiqen të normalizojnë situatën./OraNews/