Hitaj: Komisionet parlamentare të opozitës janë taktikë politike, do të bëhet zhurmë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se komisionet parlamentare të opozitës sigurisht janë demokratike, por janë taktikë politike.

Ai tha se opozita duhet të japë alternativa kundrejt nismave të qeverisë, por në fakt u fokusua te fakti nëse Rama ishte apo jo në sallë.

Hitaj: Unë mendoj se këto komisionet parlamentare janë taktikë politike, sigurisht që janë demokratike dhe brenda funksioneve të kuvendit. Do të bëjnë zhurmë dhe janë pjesë e demokracisë. Unë e quaj taktikë politike për të tërhequr vëmendje nga situata e brendshme.

Sigurisht që do të japë alternativa kundrejt programeve dhe nismave të qeverisë. Një nga pjesët kryesore të debatit në kuvend ditën e votimit të qeverisë, ishte pse nuk ishte Rama aty më sallë, gjëra të vogla dhe jo propozime me strategji dhe plane konkrete të të bërit opozitë.