Dhoma Kombëtare e Zejtarisë dhe SHPPAT kërkojnë punësimin e ekspertëve në qendrat estetike
Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë organizuan Workshopin "Qasja e titujve Ndihmës-mjeshtër dhe Mjeshtër në fushën e Parukerisë, Estetikës dhe Artit trupor me standardet Gjermane.
Në të morën pjesë ekspertët gjermane nga Dhoma e Zejtarise Koblenz.
Ilir Tafaj, President i SHPPAT vuri theksin te rëndësia e këtyre shërbimeve.
"Për t'u përmendur është fakti që është e nevojshme që çdo sallon të ketë një mjeshtër i cili do garantojë shërbime cilësore, pro dhe mbrojtjen e garancisë dhe sigurisë së klientit. Kjo ishte e vonuar në Shqipëri," tha Tafaj.
Ndërsa Ekspert i Koblenz, Stefan Gustav nënvizoi rëndësinë e njohjes së certifikatave
"Gjatë përgatitjeve të seminarit të sotshëm dhe këtij aktiviteti unë vura re se "New Generation" ka bërë një punë të shkëlqyer për sa i përket kurrikulave. Duhet të përmirësohen kurrikulat dhe kushtet në mënyrë që jo vetëm t'i jepet mundësi profesionistëve për të lëvizur nga Shqipëria në vendet e huaja, por që të rritet cilësia në mënyrë që këta profesionistë të kenë mënyrë edhe këtu në Shqipëri," tha Gustav.
Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare po punohet që në çdo qendër estetike të ketë si drejtues teknik një mjeshtër./OraNews/
