"Vitapur", hap dyert dyqani më i ri në Tiranë
Vitapur rrjeti slloven prezent në të gjithë Evropën me 65 dyqane, hapi të enjten e 30 shtatorit dyqanin më të ri në Tiranë, në qendrën tregtare "Toptani" në katin e katërt.
Dedikuar produkteve shtëpiake, Vitapur është vendi ku gërshetohet cilësia e lartë evropiane me çmimet më të favorshme në treg.
"Në Vitapur mund të gjeni çdo gjë që i duhet shtëpisë suaj, duke fillua nga dyshekët, shtresat e dyshekëve, jorganët, çarçafët, jastëkët, peshqirët deri te aksesorët e kuzhinës."
Drejtorja e marketingut, Bora Çepeli thotë se në Vitapur blerësit do të gjejnë produkte ekologjike dhe të shëndetshme.
"Të gjitha produktet në Vitapur janë të orientuara drejt kujdesit ët shëndetit të konsumatorit. Duke filluar që nga produktet e gjumit deri të produktet e konsumit të fëmijës tuaj dhe deri te të gjitha linjat e gatimit të cilat përbëhen nga alumini i riciklueshëm."
Me rastin e hapjes së dyqanit të ri, 100 blerësit e parë do të shpërblehen me dhurata. Përfitoni nga ofertat dhe produktet e markave më të njohura. Çdo gjë që i duhet shtëpisë suaj e gjeni vetëm në Vitapur./OraNews/
