Kola: Me përjashtimin e Berishës Basha është më afër se kurrë për tu bërë kryeministër
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se e vërteta është se këto 8 vite SHBA-të kanë qenë kundër Partisë Demokratike.
Ai theksoi se Berisha me veprimet e veta, po pengon Bashën që të bëhet kryeministër, sepse vendimi që ai mori, e ka afruar Bashën me pozitën e kryeministrit sikurse nuk e ka afruar asnjë ngjarje tjetër.
Kola: Berisha me veprimet e veta, po pengon Bashën që të bëhet kryeministër, sepse vendimi që ai mori, e ka afruar Bashën me pozitën e kryeministrit sikurse nuk e ka afruar asnjë ngjarje tjetër. E vërteta është se këto 8 vite SHBA-të kanë qenë kundër Partisë Demokratike. Ashtu sikurse kemi parë në vitin 1992 ambasadorin amerikane në krah të Berishës aso kohe. Pyetja që duhet bërë pse ambasada amerikane ka qenë kundër PD-së në këto 8 vite?
Çfarë e ka bërë aleatin aksionerin e PD-së, themeluesin e PD-së, çfarë ka ndodhur që SHBA-të nuk kanë qenë me PD-në? Janë sjelljet, vendimet, personat apo hapat e gabuar? Analiza e zgjedhjeve në PD, mori një zgjidhje finale me atë bëri Basha. Unë mendoj se ajo që ka kërkuar SHBA-ja nga PD-ja është qartësia në lidership dhe një akt simbolik të Bashës, për ta treguar këtë. Kështu bëhesh lider në sytë e amerikanëve.

