Duma: Basha po fortëson marrëdhëniet me SHBA-të, kështu qartësohet edhe çështja e Berishës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja demokrate Grida Duma u shpreh se kohezionin e PD-së në këtë moment po e mban Lulzim Basha.

Ajo tha se Basha është që të formësohen dhe të qartësohen marrëdhëniet me SHBA-të dhe në këtë mënyrë qartësohen edhe faktet që vetë Berisha.

Duma: Kohezionin e PD-së në këtë moment po e mban Lulzim Basha. Ai mban qetësinë, nuk e tejkalon masën për të shkuar në përplasje, dhe nuk i thotë anëtarësisë e çfarë duhet bërë, por e lë të reflektojë. Atë që ka marrë si vendim dhe atë që ka thënë mbi të, ai e ka bërë në mënyrë shumë të strukturuar.

Qëllimi  i tij ëhstë që forcimi i PD-së dhe marrëdhënieve me SHBA-të, ndihmon në transparencën e fakteve që ka kërkuar Berisha që të bëhen të qarta kundrejt atyre që ai beson. Sepse ai ka marrë një studio ligjore për të pastruar dinjitetin dhe integritetin e tij. Qëllimi i Bashës është që të fortësohen dhe të qartësohen marrëdhëniet me SHBA-të dhe në këtë mënyrë qartësohen edhe faktet që vetë Berisha thotë se janë të ndryshme me ato që është keqinformuar DASH-i. Basha po i riparon këto marrëdhënie.