Merrnin ID-të e pacientëve dhe merrnin kredi për elektroshtëpiake, burg për infermieren, arrest shtëpie për punonjësen

Gjykata e Tiranë si ka lënë në burg infermieren e spitalit Psikiatrik nr. 5 në Tiranë, Elisabeta Bardhollari, e cila së bashku me një shtetase tjetër nëpërmjet mashtrimit përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

Ndërkohë, për punonjësja e subjektit privat tregtar, Orjada Hoxha i është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Këto dy infermiere, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, u merrnin kartat ID të pacientëve në spital dhe më pas me to merrni kredi për të blerë pajisje elektro-shtëpiake.

Këto pajisje që merreshin me kredi më pas shitësin nga dy të ndaluarat dhe përfitimet ndaheshin mes tyre.

Ato përdornin një institucion financiar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve.

Lidhur me rastin,  Ora News mëson se ato janë kallëzuar në Policinë e Tiranës ku janë paraqitur shtetaset Lirie Domi, Lindita Kalemi dhe Esmeralda Limi të cilat pretendojnë se në emrin e tyre janë kryer blerje me këste kredie.

Këto shtetase pretendojnë se nuk kanë aplikuar për kredi dhe në cilësinë e provës materiale na kanë paraqitur kontratat e kredisë.

Prokuroria bën me dije se dy nga klientët, Lirie Domi dhe Anita Umori dyshonin tek shtetasja Elisabeta Ziko Bardhollari e cila pretendohet se punon si infermiere. Këto dy shtetase i kanë treguar edhe një foto të kësaj shtetaseje.

Si funksiononte skema?

Janë disa klientë që pretendojnë se nuk kanë kryer blerje te subjekti tregtar me financim nga banka.

Në zyrat e subjektit të dhënies së kredisë bëhet me dije se janë paraqitur 5 persona të cilët pretendojnë se nuk kanë aplikuar kurrë për kredi. Ato janë Lirie Domi, Anita Umuri, Fatmira Ramushi, Lindita Kalemi dhe Esmeralda Limi.

Po ashtu është konstatuar se të gjitha këto kredi kishin të përbashkët të njëjtën shitëse Orjada Hoxha tek e njëjta pike shitje. Pas verifikimit në sistemin e menaxhimit të klientëve u konstatua që personi që ka mbledhur aplikimet për të pesta këto raste ishte shtetasja Orjada Hoxha në funksionin e punonjëses.

Njohja

Ndërkohë, shtetasja Elizabeta Bardhollari ka shkuar në dyqan e ka kryer blerje cash për veten e saj dhe aty janë njohur me Orjada Hoxhën.

Ajo i ka komunikuar se ka një të njohurën e vet e cila donte të bënte blerje me financim nga banka dhe i ka thënë do ta dërgojë me foto kartën e identitetit.

Më pasi i ka dërguar me foto kartën e identitetit të dhënat e klientit e adresën, numrat e telefonit dhe Orjada ka bërë aplikimin.

Klienti ka firmosur online me aplikacionin dhe produktet i janë çuar me transport privat. E pyetur nga ana jonë se për cilët shtetas i ka dërguar foto ajo deklaroi se i ka dërguar fotot e mjeteve të identifikimit të shtetasve Esmeralda Limi, Lirie Domi, Luan Hoxha, Anita Umuri, Filtret Bardhollari.

E pyetur në prokurori se përse i ka kryer këto shërbime që i ka kërkuar Elisabeta ajo deklaroi se Elisabeta i ka bërë disa dhurata si aparat celular, lavastovilje dhe sobë.

Bazuar në deklarimin e shtetases Era Duçellari dhe shtetases Orjada Hoxha u thërrit shtetasja Elisabeta Bardhollari nga këqyrja e telefonit të saj u konstatua se kishte biseda të vazhdueshme me shtetasen Orjada Hoxha si dhe foto të kartave të identitetit të dërguara shtetases Orjada Hoxha të cilat korrespondonin me emrat e kallëzuesve.

Kontrolli në shtëpi

Prokuroria ka ushtruar kontroll në banesën e shtetases Orjada Hoxha ku u konstatuan pesë pajisje elektroshtëpiake të cilat dyshohet se i ka përfituar në mënyrë të paligjshme si punonjëse në bashkëpunim me shtetasen Elisabeta Bardhollari.

Asaj i janë gjendur konkretisht televizor i markës Philips 42, Delimano Cocer, Playstation për fëmijë Sony, makinë qethje Remening dhe mikrovalë e markës Candy të cilat u shoqëruan me procesverbal këqyrje sendesh dhe ju lanë në ruajtje shtetasit Ardjan Hoxha (bashkëshortit).

Arrestimi

Në këto kushte, është bërë ndalimi i shtetasve Elisabeta Bardhollari dhe Orjada Hosha si të dyshuara për kryerjen e veprës penale të "mashtrimi me kredi.