"Të dua shumë dhe të kam zemër", Qerimaj surprizohet në studio nga bashkëshortja dhe djali 4-vjeçar
Erkand Qerimaj njihet brenda dhe jashtë vendit duke na bërë krenarë, në sportin e peshngritjes. Shkodrani është dekoruar me titullin "Mjeshtër i madh."
Që prej vitit 2002 ka mbi supe medalje dhe kupa si kampion evropian ashtu edhe botëror.
Përtej karrierës Qerimaj është babai i një djali 4-vjeçar.
Në studion e "Jeto me Orën" në TV Ora Qerimaj mori një mesazh nga dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës.
"E di që po habitesh që po më sheh në këtë video-mesazh sepse unë asnjëherë nuk të mbaj gjëra të fshehura. Kësaj radhe zgjodha të të falenderoj publikisht për gjithçka bën për ne. Ti je një baba shembullor, je një bashkëshort i përkushtuar dhe unë për këtë të jam shumë falenderuese.
Gjen gjithmonë kohën për dëshirat tona, për realizimin e ambicieve tona dhe kjo tregon forcën tënde jo vetëm në shtangë por edhe në jetën njerëzore. Uroj shumë të të shoh vetëm në piedestalin e sukseseve. Të dua shumë dhe gjithmonë do jem në krahun tënd," ishin fjalët emocionuese të bashkëshortes.
Mesazhit emocionues ju bashkua edhe vogëlushi 4-vjeçar.
"Të dua shumë dhe të kam zemër," tha ai.
Qerimaj u shpreh se ishte një surprizë shumë e bukur dhe emocionuese.
Qerimaj i solli Shqipërisë medaljen e arit duke u shpallur kampion bote në "kampionatin botëror të peshëngritjes për të rinjtë" i zhvilluar në Kinë në vitin 2006.
