Mungojnë avokatët, shtyhet për të premten gjyqi për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha

Shtyhet për në datën 1 tetor gjykimi për gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Shkak i shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme u bë mungesa e avokatëve të të pandehurve, Emanuela Mallkuci, Trendafile Frangu dhe Ilir Korbi.

Hoxha u shkarkua nda detyra si gjyqtare me 17 mars të këtij viti dhe u la në burg pas arrestimit të saj me urdher të SPAK. Dyshohet se ajo lironte kriminelë nga burgu në këmbim të parave.

Enkeleda Hoxha u prangos teksa ishte duke drejtuar sencën gjyqësore ku pritej lirimi i një tjetër të denuari.

Mes te arrestuarve ishte dhe sekretarja e gjykatës Emanuela Mallkuçi, avokati Aldo Tabaku dhe disa persona të tjerë që bënin rolin e sekserit.