Ekspertiza mjekoligjore: Aldi Rama qëlloi veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 11:14
21-vjeçari, Aldi Rama, autori i vrasjes së nënkomisar Saimir Hoxha është vetëvrarë.
Ky është rezultati i ekspertizës mjekoligjore, e cila i është dërguar prokurorisë.
Ndërkohë organi i akuzës pritet të përcjellë në gjykatë materialet për dy shokët e tij për të cilët do të kërkohet masa arrest me burg për moskallëzim të krimit në lidhje me armët që mbante me vete Aldi Rama.
"Nga informacionet që kam deri tani në prokurorinë e Lezhës nuk kanë mbërritur analizat laboratorike nëse Aldi Rama dhe dy shokët e tij kanë qenë nën efektin e drogës, siç ata kanë pretenduar" raportoi gazetarja e Rtv Ora, Keti Banushi.
