Në Reanimacion prej dy ditësh, gruaja shtatzënë ndërron jetë nga Covid

Një grua shtatzënë e infektuar me Covid 19 ka ndërruarjetë në spitalin Infektiv.

Viktima e moshës 34-vjeç mësohet se ishte 4 muajshe shtatzënë.

"Nga burime brenda spitalit mësohet se ajo ishte paraqitur në spitalin Infektiv një javë pasi ishte trajtuar me medikamente në banesë. Ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur në intubim" raportoi gazetarja Anxhela Celibashi.

Mësohet se viktima nuk ishte vaksinuar për Covid.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 17 jetë të humbura nga virusi dhe 680 raste të reja pozitive.

Ndërkohë në spitalet Covid janë të shtruar 155 pacientë.