Prindërit në Tiranë mbledhin firmat për orët 45 minuta: Mësim i plotë ose bojkot

Mësimi me turne dhe me orë të shkurtuara ka bërë që prindërit e nxënësve në kryeqytet të nisim mbledhjen e firmave për zhvillimin e mësimit më orë të plota. Prej kësaj të enjte, prindërit i kanë lënë 5 ditë kohë institucioneve për të reaguar ose në të kundërt do të bojkotojnë mësimin.

Për të kundërshtuar mësimin me turne, prindërit e nxënësve në kryeqytet kanë nisur mbledhjen e firmave duke ju drejtuar kështu institucioneve kryesore në vend në mëyrë që mësimi të kthehet përsëri me 45 minuta.

Nisma e prindërve nisi pranë shkollës “Emin Duraku” kërkesë e vetme e tyre ishte kthimi i orëve me 45 minuta.

Ata thonë se kohëzgjatja e mësimit është është e pamjaftueshme dhe se e kanë të pamundur të kryejnë transportin e fëmijëve për shkak të angazhimit në punë.

"Që fëmijët të nxënë duhet proces i rregullt mësimor që nis me orare të rregullta, mësime të rregullta dhe jo duke u penalizuar si me oraret e vona. Ora 3 kur fillon im bir është orë gjumi."

"Nuk mund të menaxhohet jeta ta fillojmë ditën nga mëngjesi në darkë duke u marrë me fëmijët."

"Kemi tre probleme, oraret e vota, orët e shkurtuara dhe rindërtimi te shkolla "Emin Durraku".

Kërkesa u është drejtuar institucioneve kryesore si Ministria e Arsimit, e Shëndetësisë, Kryeministrisë dhe Presidencës.

Nëse nuk do të ketë një reagim  brenda 5 ditëve nga këto institucione, atëherë do të ketë përshkallëzim të qëndrimit të prindërve duke nisur fillimisht me dy ditë bojkot  të mësimit.

"Për dy ditë do bojkotojmë mësimin dhe pastaj do ta përshkallëzojmë me protesta bashkë me fëmijët para MAS, urojmë të mos shkojë deri aty."

Prej ditës së enjte peticioni për rikthimin në normalitet të mësimit do të shpërndahet edhe në shkolla të tjera.

Mësohet se parimisht edhe mësuesit janë dakord për kryerjen e mësimit me orë të plota, por nuk mund të dalin publikisht.

Prindërit në Tiranë mbledhin firmat për orët 45 minuta:Prindërit në Tiranë mbledhin firmat për orët 45 minuta:Prindërit në Tiranë mbledhin firmat për orët 45 minuta: