Dy të arrestuar në Fier, njërit i kapen 125 kg kanabis në banesë, tjetri me doza kokaine në lokal

Sekuestrohen 125 kg kanabis në Fier. Lënda narkotike u gjet në fshatin Lalar, në banesën e shtetasit Tomorr Qallia.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasinTomorr Qallia, 45 vjeç, banues në Lalar, Patos.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hoxharë, në lokalin në pronësi të shtetasit Kelmend Ferko, u gjetën 44 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 21 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.