Policia ndalon mjetin "Peugeot" në Lezhë, arreston drejtuesin me pistoletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 10:07
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Kurbin. Në pranga ka rënë një 22-vjeçar.
"Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur " Ura e Milotit", kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Peugeot", me drejtues shtetasin R. Ll., është gjetur një armë zjarri pistoletë, më krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin" njoftoi policia.
Materialet në ngarkim të 22-vjeçarit ju referuan prokurorisë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
