Shano: Sherr banal mes Berishës dhe Bashës, referendumi do t’i prishte gjumin kryetarit
Në një intervistë për RTV Ora, ish-kandidati për deputet i PD-së, Dritan Shano u shpreh se nuk e miraton atë që po ndodh sepse po e sheh si një sherr Banal të Berishës me krijesën e tij.
Shano tha se nuk e beson atë që po bën Berisha sepse nuk ka siguri që nuk do të prodhojë një Bashë tjetër në krye të PD-së.
Shano: Nuk e miratoj atë që po ndodh sepse po e shoh si një sherr Banal të Berishës me krijesën e tij. Populizmi është si preshi. Unë nuk jam njeri që kalëroj populizimin në mendimet e mia. Çfarë do të më bëjë mua të besoj se Berisha do të heqë qafe Bashën se i ka dalë nga besa dhe nuk do të riprodhojë një tjetër Bashë, mashkull apo femër qoftë?
Berisha ka një rekord që flet kundër tij në raport me mbështetjen e sinqertë nga demokratët. Pesha e tij në PD është e madhe, por nuk e di pse po e përdor këtë peshë. Ai nuk ka një ofertë të qartë se çfarë fitojnë demokratët pas kësaj lufte, sepse deri më tani është një luftë brenda familjes.
Shano shtoi se demokracia në PD është zëruar në këto 8 vite në opozitë me drejtimin e Bashës si kryetar, duke dhënë shembullin se si ai e do partinë.
Shano: Demokracia në PD është zëruar në këto 8 vite në opozitë me drejtimin e Bashës si kryetar. 4-5 muajt e fundit kanë dhënë shembullin se si Basha e imagjinon partinë që varet vetëm nga maja e stilolapsit të tij. A nuk mundtë pranojë një referendum që do t’i prishte gjumin. Me ato procese që bëri blic me garën në PD dhe zgjedhjet në PD e treguan këtë. Referendumi që mund t’i heqë vulën atij e lë pa gjumë.

