Shano: Partinë mund ta kthesh në monopol, por jo opozitën, Berisha i paqartë, Basha krijesë e tij
Në një intervistë për RTV Ora, ish-kandidati për deputet i PD-së, Dritan Shano u shpreh se nuk po kërkohet që të përçahet PD-ja, por t’i shtohen ato gjëra që ia mohon kryetari.
Shano tha se partinë mund ta kthesh në monopol, por opozitën nuk mund ta kthehesh në monopol, duke theksuar se situata në parti ka shpërthyer për motive të dobëta.
Shano: Kur individë të caktuar duan të japin një kontribut të mirëpritur që pranohet edhe në status ata janë të mirëpritur. Ne nuk po duam të përçajmë PD-në, por duam t’i shtojmë PD-së atë që ia mungon kryetari apo debatet shterpë, që po e tresin partinë duke e larguar me qytetarët. Është e rëndësishme që të artikulohen ide dhe pozicione me agjendat qeverisëse dhe çështjet e rëndësishme. Për këtë shqiptarët dhe demokratët do të kenë mundësi që të verifikojnë më shumë se sa një narrativë.
Partinë mund ta kthesh në monopol, por opozitën nuk mund ta kthehesh në monopol. Në parti ka shpërthyer një problematikë për motive të dobëta dhe kjo problematikë nuk është kthyer në vota. Këto janë kontributet që ne duam të japim me qëndrimet tona. Produkti i asaj që ne kemi shpalosur është për tu shpërfaqur. Ne nuk do të përqafojmë kauza të rastësishme. Vetë koncepti se si është formuar ideja, nuk ka nevojë për ftesa, por kush dëshiron mund të bashkohet.
Shano shtoi se ajo që propozon Berisha është e paqartë, sepse Basha është një krijesë e Berishës, nuk erdhi nga hëna.
Shano: Partia demokratike duhet të vijë në pushtet dhe të bëhet më e madhe se kryetari. Në këtë sens kushdo që bie dakord me këto principe dhe dëshiron mund të bëhet pjesë. Madje në prezantimin tonë kishte edhe njerëz që nuk ishin nga PD, por nga PS. Nga ana tjetër Berisha ka artikuluar disa për një PD të fortë dhe më të fortë se sa kryetari. Ama nuk ka në këtë pjesë një PD të pastër dhe për sa kohë unë nuk e shoh këtë, ajo që propozon Berisha është e paqartë, sepse Basha është një krijesë e Berishës, nuk erdhi nga hëna.

