Meta i akordon "Dekoratën e Artë të Shqiponjës" pas vdekjes dëshmorit të Atdheut Saimir Hoxha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2021, 12:57
Presidenti Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", me motivacionin:
"Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike"
