Pamje nga operacioni/ U zunë me armë në Itali, policia arreston 22 Kosovarë një muaj pas përleshjes
Autoritetet policore italiane të qytetit të Triestes kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “Crazy Shooting”, i cili ka çuar në ekzekutimin e 22 masave ndalimi ndaj shtetasve kosovarë të përfshirë në përplasjen e armatosur mes dy grupeve kosovare në datën 4 shtator 2021.
Hetimet bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve në vendngjarje, të personave të marrë në pyetje dhe të përfshirë si dhe pamjet filmike të siguruara nga telekamerat e mbikëqyrjes rrugore kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes që nisi më ora 07:50 të mëngjesit të 4 shtatorit.
Ata konfirmojnë se një grup kosovarësh të ulur në një lokal në rrugën Carducci, në qendër të Triestes janë sulmuar papritur nga një grup tjetër kosovarësh të mbërritur në lokal.
Përplasja degjeneroi dhunshëm e mjaft persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve me armë zjarri e të tjerë të goditur me objekte të forta.
Falë analizës së imazheve video të telekamerave të sigurisë rrugore, grupi hetues i policisë së Triestes, ka mundur të identifikojë shtetasit kosovarë të përfshirë në këtë konflikt.
Disa prej tyre u kapën pak orë pas ngjarjes dhe u vunë nën masë ndalimi për "tentativë vrasje e qëllimshme", "armëmbajtje pa leje" dhe "prishje e rendit e sigurisë publike."
Më 20 shtator 2021 u arrestua shtetasi kosovar me inicialet A.G, 9 vjeç, akuzat ndaj të cilit janë dokumentuar me pamjet filmike që e shfaqin me armë në dorë duke goditur kundër shtetasve kosovarë.
Operacioni "Crazy shooting" i sotëm ku morën pjesë 150 forca policore, ka çuar gjithsej në ekzekutimin e 7 urdhër arrestimeve me burg, 4 persona nën arrest shtëpiak me byzylyk elektronik e 13 janë vënë nën hetim. Të gjithë janë shtetas kosovarë.
/OraNews/
