Kurti kërkon ndërhyrjen e Brukselit: Serbia merr donacione nga BE-ja e militarizohet nga Rusia. Çoi tanke e avionë rusë në kufi

Situata në Veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në konferencën për median në Prishtinë, Kurti tha se Kosova po kërkon vetëm zbatimin e reciprocitetit përkundër Serbisë e cila nga ana e saj po reagon me forcë dhe pop o bën deklarata luftënxitëse.
“E njoftova për gjendjen në Bërnjak dhe Jarinjë. Ne nuk kemi marrë vendim të ri, por vetëm po e zbatojmë një dakordim të mëhershëm. Fatkeqësisht, Serbia reagoi me forcë, duke grumbulluar trupa tek vija kufitare duke përfshirë tankte T-72, automjete të blinduara Lazar-3 dhe automjete ushtarake shumëqëllimshme M-16 si dhe aeroplanë luftarakë rusë MIG-29 dhe helikopterë të prodhuar nga Rusia për fluturime gjatë kufirit. Kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Jarinjë, pasi u sulmuan institucionet e Kosovës. Ky sulm erdhi pas deklaratave luftënxitëse dhe demostrimeve luftarake.
Gjithashtu Kurti kërkoi nga Brukseli të reagojë ndaj Serbisë e cila ndërsa nga një anë merr fonde nga BE pa zbatuar vlera po militarizohet nga Rusia e Kina. Ndërkohë Kosova nuk ka asnjë kontinent tjetër veç Europës.
“Ndodhemi në një situatë ku në njërën anë merren ndihma e donacione nga BE e nga ana tjetër, përkundër që i merr këto fonde pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo militarizohet nga Rusia e Kina. “
Kurti la të kuptojë se nuk do të tërheqë njësitë speciale nga Bërnjaka e Jarinja.
“Sakohë që rrugët janë të bllolkuar dhe Serbia është me Rusinë dhe së bashku me ambasadorin rus është në Beograd duhet të marrim masa për sigurinë e kufijve tonë dhe vetëkalimeve kufitare. Ne do të donim që të mos ketë barrikada të ndryshme as sulme si ai në Zubin Potok e Zvecan.
Kriza në kufi është për shkak të papranueshmërisë të Serbisë që në Jarinjë e Bërnjakë të nisë një shtet tjetër që e kanë pranuar 22 shtete të BE-së dhe 26 shtete të NATO-s. Pavarësia e Kosovës është realitet dhe sa më shpejt ta pranojë Serbia do ta jetë edhe më mirë”