Sëmuret Aleksandër Vuçiç, anulon disa aktivitete

Sëmuret Aleksandër Vuçiç, anulon disa aktivitete

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçië, anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit.

Kjo është konfirmuar nga këshilltarja për medie e Presidentit serb.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euronews.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.

 “Shpresoj që gjithçka do të jetë mirë, është vetëm çështje lodhjeje,” tha këshilltarja e Presidentit./Express/