Klosi: Rusinë e kemi bërë më shumë gogol sesa është, ajo kërkon zgjerim në Evropën Lindore

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u shpreh se rusia është bërë gogol më shumë se ç’duhet.

Ai tha se Rusia dhe perëndimi përplasen për interesa të mëdha, duke theksuar se Rusia është forcuar, bashkë me kinën kina dhe shtoi se është tu trembur se janë bërë të fuqishëm.

Klosi: Unë jam me idenë se sa më shumë takime dhe me bisedime, aq më mirë është. Sepse ne e dimë se kush fshihet pas Serbisë e Rusisë. Ne rusët i kemi bërë gogolë. Ne e kemi bërë më gogol se sa është sepse nuk është pas Serbisë dhe do të na i hedhë e në duhet të bëjmë kujdes.

Rusia dhe perëndimi përplasen për interesa të mëdha. Ishin gjithë kohës në luftën e ftohtë. Tani Rusia është forcuar dhe po ashtu kina që është bashkë me të, sigurisht që janë për tu trembur se janë bërë të fuqishëm. Kina është në ekspansion nga deti lindor, ndërsa Rusia në Evropën Lindore.