“E kapi gripi”, Brnabiç zbulon gjendjen shëndetësore të Vuçiç: Nuk fle natën, ka stres të madh prej situatës në Kosovë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur sot për shëndetin e Aleksandër Vuçiç, pasi këshilltarja e tij njoftoi se presidenti është sëmurë dhe ka anuluar aktivitetet. Brnabiç tha sot se Vuçiçin e “kapi një grip”.
"Ne biseduam gjatë natës së kaluar. Ai nuk pushon dhe është nën tension të tmerrshëm për shkak të ngjarjeve në Kosovë. Ai nuk fle natën. Gjithashtu mori një grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,por vazhdon ët punojë," tha Brnabiç.
Ajo shtoi se :"Ne mund të punojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës në rajon, ose mund të përqendrohemi në të kaluarën siç bën Kurti. Kur nuk ke asgjë për të ofruar, duhet të flasësh për diçka, dhe këto janë historitë më themelore. Është më e lehtë për ta që të marrin pikë duke folur kundër Serbisë. Kurti nuk është i interesuar për liberalizimin e vizave, rrugë apo asgjë, vetëm një Kosovë të pavarur."
Këshilltarja e medieve serbe Suzana Vasiljevic i tha Euroneës Serbia të martën se Vuçiç kishte anuluar takimet e planifikuara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës me këshillën e mjekëve, shkruan Happy.Tv.
