Bumçi: Të kemi marrëdhënie me Serbinë, por jo Vuçiçi të marrë pikë se ulet me Ramën e kritikon Kosovën

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se është e rëndësishme që të punohet që vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë.

Ai tha se duhet pasur marrëdhënie me Serbinë, por jo Vuçiçi të marrë pikë se ulet me Ramën dhe është djali i mirë i Ballkanit, duke kritikuar liderat e Kosovës.

Bumçi: Është e rëndësishme që të punohet që vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. Është fat që presidenti Biden që ka një lidhje emocionale me Kosovën. Duhet të përfitojmë nga ky moment kaq dashamirës, sepse vëmendja mund të shkojë drejt Azisë.

Sigurisht që duhet të kemi marrëdhënie me Serbinë, por jo Vuçiçi të marrë pikë se ulet me Ramën dhe është djali i mirë i Ballkanit, duke kritikuar Haradinaj, Kurtin dhe politikanët e Kosovës se po izolohen. Prandaj Vuçiç thotë pse po më kritikoni mua kur Rama po kritikon liderat kosovarë!