Presidentja e Komisionit Evropian sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Agjenda e konfirmuar nga BE-ja:

E Mërkurë, 29 Shtator 2021

09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani

Vendmbajtja: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)

10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Vendmbajtja: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti.

Ditën e djeshme(28 shtator) Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vizituar Tiranën.

Ajo u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, me të cilin më pas pati dhe një takim.