Treni me 166 pasagjerë del nga shinat, 3 të vdekur në SHBA
Një tren ka dalë nag shinat pasditen e së shtunës në Montana të SHBA-së, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 3 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen, për të cilën deri më tani nuk kanë asnjë pistë për shkakun e aksidentit.
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar në Montana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi treni me të cilin udhëtonin ata ka daklë nga binarët.
Autoritetet policore konfirmuan numrin e viktimave teksa shtuan se ata kishin ndërruar jetë menjëherë pas incidentit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 25 shtatorit, kur 146 pasagjerë dhe 16 anëtarë të stafit po udhëtonin me trenin që doli nga shinat.
Treni, që ishte nisur nga Çikago për në Siatëll kishte 10 vagonë dhe dy lokomotiva. Shtatë prej vagonëve dolën nga shinat.
Ende është i paqartë shkaku i këtij incidenti, por disa prej pasagjerëve u shprehën se para ngjarjes ndjenë turbulence të forta, të njëjta si ato kur je në fluturim.
Disa persona janë lënduar, por ende është i paqartë numri i saktë i tyre. Komuniteti lokal shkoi në ndihmë të të plagosurve.
Rachel Ghekiere, këshilltare në Chester tregon se ajo dhe disa të tjerë kanlë ndihmuar 50-60 pasagjerë deri në një shkollë lokale ku u është ofruar edhe ndihma mjekësore.
Ndërkohë që bizneset lokale gjithashtu janë sensibilizuar me ngjarjen duke dërguar ushqime dhe ujë për të lënduarit që u strehuan në shkollë
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në Montana do të dërgojë një ekip prej 14 anëtarësh, për të hetuar arsyet e aksidentit.

