Kampion bote në boks, Meta uron Florian Markun: Sukses i jashtëzakonshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2021, 21:20
Presidenti Ilir Meta, ka uruar Florian Markun, pasi është shpallur kampion bote në boks.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thekson se fitorja e Markut është një sukses i jashtëzakonshëm.
Postimi I plotë :
Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI!
Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin!
Shqipëria ka një kampion bote në boksin profesionist dhe elitar teksa Florian Marku ka mposhtur para mijëra tifozëve në stadiumin e Tottenham, rivalin Maxim Prodan./ Ora News/
