Qytetarët e indinjuar para hipotekës së Vlorës: Vetëm lëkura na ka ngelur

Teksa SPAK po kryente verifikimet në hipotekën e Vlorës dhe në institucion po ndërroheshin drejtorët, jashtë dyerve të tij qytetarët e revoltuar prisnin për zgjidhje të problemeve të tyre mes akuzave të forta.

"Kam 4 muaj që sorollatemi, çfarë doni, lëkurën doni? Vetëm lëkura na ka ngelur" thotë një qytetar.

Ndërsa një grua thotë se ka 30 vjet që nuk bëhet pjesëtim pasuria dhe ende nuk bëhet.

"Ky është institucioni më i korruptuar" thote një qytetare.

Kadastra e Vlorës është parë vitet e fundit si një ndër institucionet më problematike, edhe për shkak të dorëheqjeve të 13 drejtuesve në 24 muaj.