Fëmijët duan mësim në klasa, të hënën hapen shkollat
"Jam shumë e lumtur sepse do të jetë dhe më e lehtë për të mësuar. Mësuesit do ti kemi aty për çdo paqartësi apo diçka tjetër mund ti pyesim".
"Jam shumë e lumtur."
Me bindjen se kanë plotësuar njohuritë e tyre nxënësit mbyllën këtë të premte tre javët e orëve plotësuese.
Mesa duket këto orë kanë shërbyer për të plotësuar njohuritë me lëndët kryesore si Gjuhë Shqipe, Matematikë apo Gjuhë e Huaj.
Kosovë, 4 viktima dhe 84 të infektuar në 24 orët e fundit
24 Shtator, 15:18
"Na kanë shërbyer shumë, kemi bërë përsëritje. Jemi më të përgatitura."
"Kemi marrë të gjithë njohuritë që kishim nevojë nga mësimi online."
Pandemia e ka dhënë ndikimin e saj negativ dhe te nxënësit e shkollave të cilët deklarojnë se njohuritë gjatë mësimit online kanë qenë të cunguara.
Këtë të hënë nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin me mësimin që do të zhvillohet në klasa në zbatim të protokolleve anti-Covid.

