Rindërtimi në Lezhë, pronarët e objektit 3 katësh ankohen për pallatin e ri: U ndryshua projekti, po na dëmton

Pronarët e një objekti 3-katësh në Lezhë denoncojnë se rindërtimi i një pallati të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 në lagjen "Gurra" po cënon sigurinë e godinës. Ata shprehen se ndërtesa është në rrezik shembjeje, ndërsa Bashkia thotë se punimet po kryhen sipas lejes dhe ligjit urbanistik.

Rindërtimi i një pallati të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të në lagjen "Gurra" të qytetit të Lezhës, po cënon sigurinë e një objekti tre katësh në këtë zonë, të paktën siç pretendojnë pronarët.

Siç mund të shihet edhe në këto pamje, godina ka pësuar çarje në disa vende.

"Të pyesësh inxhinierët urbanistike nuk është e lejueshme që të lëshosh kat dhe ti afrohesh objektit. Ai ka ngritur kat dhe i është afruar objektit tim. Pallati i ri është 5 metra e ca, mendoj ta ketë pasur 10,5."

Pronarët thonë se jetojnë me frikë, pasi objekti rrezikon shembjen.

Për këtë çështje kanë bërë edhe kallëzim penal, por sipas tyre institucionet e drejtësisë nuk po veprojnë.

"Më ka sjellë plasaritjen e murit mbajtës në katin e tretë për të hyrë shtëpi, plasaritjen e murit rrethues, gurët që ka punuar matrapiku për ti thyer  ka ndarë betonin dhe shkallën në soletën e katit të parë."

Rindërtimi në Lezhë, pronarët e objektit 3 katësh

I kontaktuar përmes telefonit për këtë çështje, nënkryetari i bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se në pallatin që po ndërtohet punimet po kryhen konform lejes së dhënë nga Bashkia bazuar edhe në ligjin për urbanistikën dhe se nuk cënohet siguria e objektit 3 katësh.

Sipas përfaqësuesit të bashkisë Lezhë, ndryshimi i projektit është bërë për ruatjen e distancës me objektet e tjera përreth.

Rindërtimi në Lezhë, pronarët e objektit 3 katësh
Rindërtimi në Lezhë, pronarët e objektit 3 katësh
Rindërtimi në Lezhë, pronarët e objektit 3 katësh
Rindërtimi në Lezhë, pronarët e objektit 3 katësh