Yuri Kim në PD nis takimi me Lulzim Bashën. I pari pas përjashtimit të Berishës
Ora 16:00 Nis takimi ne seline PD

Ora 14: 53 Burime: Yuri Kim pas pak në selinë e PD-së, takim me Lulzim Bashën
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pritet të ketë një tjetër takim sot me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Takimi pritet të ndodhë sot në orën 16:00 në selinë e PD-së bëjnë të ditur burimet për Ora News.
Takimi vjen në një kohë kur Sali Berisha vijon takimet me bazën nëpër qytete për të kërkuar mbledhjen e firmave për të thirrur Kuvendin e PD-së.
Berisha e quan antistatutor vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së. Nga ana tjetër Basha është shprehur i vendosur se nuk do të thërrasë Kuvendin për të shqyrtuar një vendim të qeverisë amerikane.
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se do të ndalojë të shtunën në Vlorë. Në një njoftim në facebook, Berisha thotë se me 25 shtator, ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
