PD i bën Ramës videomontazh. Nxjerr videon me zërat e qytetarëve: Nuk ngeli gjë pa u rritur
Partia Demokratike demaskon kryeministri Edi Rama i cili përmes videove elektorale potenconte me të madhe se do të ulte çmimet ndërsa do rriste mirëqënien.
Po kush është realiteti. Shqiptarët po përballen me një rritje çmimesh për të gjitha produktet çdo vit, ndryshe nga premtimi i Ramës në 2013 kur mori dhe qeverinë
PD publikon një video me zërin e qytetarëve të publikuar në televizionet kombëtare.
“Edhe kjo buka do të ngrihet nuk ngeli gjë pa u rritur’ thotë një qytetar.
“Shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik klientelist dhe korruptiv të Ramës. Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme.
Nga qëndrimet e tyre kuptohet që janë një pakicë, sepse nuk dinë si ndihet shumica dërrmuese e shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv. Dëgjojeni zërin e tyre" shkruan PD ndërsa publikon videon.