Porti i Ri i Durrësit, Rama: U përzgjodhën 5 kompani finaliste, pas projektit final do ngrihet kantieri

Kryeministri Edi Rama, njofton se për ndërtimin  e Portit të Ri të Durrësit, nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se pasi fituesi të dorëzojë projektin final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit.

Postimi i plotë:

Porti i Ri i Durrësit

Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm.

Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022./Ora News/